Gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova, Labi u surprizua nga Stresi, moment që e emocionoi dhe e bëri të shpërthente në lot, duke e përqafuar ngrohtësisht.
Stresi mundohet t’i japë disa këshilla Labit, të cilat tingëllonin edhe si qortime, pasi banori kohët e fundit nuk kishte zhvilluar lojë të denjë.
Ai i tha: “Si janë banorët, i ke mërzitur pak? Une kam ardhur të flas me Labin, që ne njohim jashtë; ne të përkrahin gjithë shoqëria. Ke njëzet vite karrierë, ke zërin e mrekullueshëm. Jeta reale nuk është Big Brother, do të dalësh. Ta dish që të kemi ndjekur shumë, të çojnë të gjithë të fala. E kemi parë lojën tënde. Ti je mik i ditëve të vështira edhe ditëve të këqija. Portat e finales janë shumë të rëndësishme, duhesh të luash në kuadrin e lojës”.
Ky moment tregoi lidhjen dhe respektin mes dy artistëve, si dhe ndikimin e Stresit për të motivuar Labin në fazat përfundimtare të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/