Sonte (e diel) po mbahet një dasmë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, ndonëse në një ambient krejtësisht tjetër.
Ka qenë Hygerta Sako e para që shkoi drejt eventit ku po mbahet, duke ndarë emocionet përpara dasmës së Klodianit me Elijonën.
“Në fakt aq sa i kam parë, Klodi e ka marrë me shumë emocion siklet, ndoshta që nuk di shumë të kërcej. Elijona duket se po e shijon shumë përgatitjet për këtë dasmë”, u shpreh ajo.
Foto: YouTube
Tjetri që ndau emocionet e kësaj dasme ishte këngëtari Ardit Stafaj.
“Ka gjasa që do të ketë lot, gjithçka e pritshme, lot gëzimi. Se çka do të ndodh ngelet të shohim”, tha ai.
Foto: YouTube
Pas Arditit, komente për dasmën bënë edhe motrat: Suanita e Aurora Rrusta.
“Po më duket si tamam dasmë. Elijona po e ndjen më shumë se sa për lojë. Do ta kundërshtoj martesën Benita, s’po besoj që e bën edhe pse nuk ja ndjen asaj”, thanë ato mes tjerash.
Foto: YouTube
Londrim Mekaj gjithashtu ka dhënë një koment përpara dasmës së miqve të ngushtë.
“Po gëzohem se edhe pak me hile. Për jashtë nuk e di si e keni parë, kanë shumë shumë kimi, por jashtë nuk e di. Këtu janë çifti më i mirë dhe më perfektë”, tha ai.
Foto: YouTube
Dolce gjithashtu ka folur për ceremoninë që po zhvillohet në Big Brother.
“Kam shumë emocione. Dua të shoh. Jam shumë kurioze”, tha ajo.
Foto: YouTube
Ludo Lee ka qenë i radhës që ka shprehur mendimin e tij për dasmën Klodi-Elijona.
“Po ndihem shumë mirë. Shoh shumë realitet, ka shumë detaje. Si reagojnë, pjesë e lojës i shfrytëzoj edhe në të ardhmen”, tha ai.
Foto: YouTube
Një tjetër konkurrent që ka dhënë mendimin e tij për dasmën ka qenë edhe Labinot Rexha.
“Ekstrem mirë. Jam i lumtur dhe sigurisht që martohet një shok i imi sonte, kemi pasur shumë konflikte po tani jemi shokë”, tha ai.
Foto: YouTube
Benita Zena ndonëse jo edhe aq e lumtur dha deklaratat e saj para dasmës.
“Me emocione jam mirë, me thënë. Mendimi i parë, normal nuk jam ndjerë mirë se e kam pritur veten. Ju uroj suksese në dasmë. Kam qenë në mëdyshje të marrë pjesë, nuk e dija se është një ndjenjë. Vendosa se thash është jo-respekt ndaj publikut”, tha ajo. /Telegrafi/
Foto: YouTube