Spotify ka qenë jashtëzakonisht i zënë gjatë dy ditëve të fundit. Pas lansimit zyrtar të Page Match, po prezanton “Rreth Këngës”, të cilën e paraqet si “një mënyrë të re për të eksploruar historitë pas muzikës”.
Kjo veçori e re vendos karta historish të shkurtra, të cilat mund të rrëshqasin në pamjen tuaj “Now Playing”, të cilat “eksplorojnë kuptimin pas muzikës që po dëgjoni”, transmeton Telegrafi.
Historitë janë përmbledhur nga burime të palëve të treta “për të nxjerrë në pah detaje interesante dhe momente prapa skenave”, thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp.
Për ta parë këtë, duhet të hapni pamjen “Now Playing” dhe të lëvizni poshtë për të gjetur kartën “Rreth Këngës”, e cila shfaqet në këngët e mbështetura.
“Rreth Këngës” është në fazën beta dhe aktualisht po lansohet në iOS dhe Android në anglisht për përdoruesit e Spotify Premium në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Irlandë, Zelandën e Re dhe Australi. /Telegrafi/