Gjatë Grammy Awards 2026, reperi amerikan Jelly Roll, tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq me pamjen e tij drastikisht të ndryshuar, pasi kishte humbur rreth 125 kilogramë që nga 2022, kur peshonte rreth 245 kilogramë.
Ai u shfaq në Los Angeles pranë gruas së tij, Bunnie XO, me një kostum elegant të zi dhe çifti madje shkëmbeu një puthje para kamerave.
Jelly ka folur hapur për mënyrën se si mbipesha ekstreme kishte ndikuar në jetën intime me gruan e tij, duke përshkruar momentet kur nuk mund të kishte marrëdhënie normale dhe nevojën për kreativitet për t’u afruar fizikisht.
Jelly Roll
Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së gruas gjatë këtij procesi.
Transformimi i tij ka filluar me ndryshimin e marrëdhënies me ushqimin, duke e trajtuar mbipeshën si një varësi dhe duke shkuar në psikoterapi për të përballuar të ngrënit kompulsiv.
Ai përmendi gjithashtu se kishte trajtuar më parë varësinë nga droga dhe se e njëjta qasje funksionoi edhe për ushqimin.
Gjatë turneut “Beautifully Broken”, humbi një pjesë të madhe të peshës, ndërsa ndryshoi stilin e jetës duke përfshirë ushtrime, ushqim të shëndetshëm dhe biseda emocionale me ekipin.
Jelly Roll
Roll theksoi se sfida më e madhe ishte të ndryshonte marrëdhënien me ushqimin, por njëherë kur vendosi disiplinë dhe përkushtim, rezultatet u panë shpejt dhe ishin të qëndrueshme.
Në fund, përmendi se kjo përvojë e kishte transformuar jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht, duke rifituar besimin dhe energjinë në jetën personale dhe profesionale. /Telegrafi/
Jelly Roll me bashkëshorten