Ardit Stafaj është i eliminuari i mbrëmjes së së premtes nga spektakli Big Brother VIP Kosova 4, duke mos arritur t’i shpëtojë televotimit javor.
Në nominim këtë javë ndodheshin edhe Hygerta, Ludo Lee, Alba dhe Labinot, por ishte Arditi ai që u largua nga gara pas vendimit të publikut.
Muzikanti nga Gostivari u konsiderua si një nga konkurrentët më të spikatur të këtij edicioni, falë prezencës së tij skenike dhe kontributit artistik brenda shtëpisë. Megjithatë, pavarësisht mbështetjes së fansave, ai nuk arriti të sigurojë një vend në finalen e madhe.
Gara në Big Brother VIP Kosova 4 vazhdon me konkurrencë të fortë mes banorëve të mbetur, ndërsa çdo javë po bëhet gjithnjë e më vendimtare drejt finales. /Telegrafi/