Pesë skiatorë kanë humbur jetën në dy ortekë në rajonin Salzburg Pongau në Austrinë perëndimore, sipas autoriteteve.
“Kjo tragjedi tregon me dhimbje se sa serioze është situata aktuale e ortekëve”, tha Gerhard Kremser, kreu i distriktit të shërbimit të shpëtimit malor Pongau, duke vënë në dukje “paralajmërimet e qarta dhe të përsëritura” në lidhje me rrezikun e ortekëve.
Katër helikopterë shpëtimi, ekipe shpëtimi malor dhe me qen të Kryqit të Kuq, si dhe një ekip ndërhyrjeje në kriza, u nisën me urgjencë në vendngjarje.
Autoritetet thonë se janë regjistruar edhe ortekë të tjerë në zonë, por për fat të mirë, nuk kanë rezultuar në viktima.
“Ngushëllimet tona më të thella u shkojnë familjeve. Kjo tragjedi tregon me dhimbje se sa serioze është situata aktuale e ortekëve”, shtoi Kremser.
Ortekët në rajon janë një dukuri e rregullt në këtë kohë të vitit.
Të martën, një djalë 13-vjeçar u vra pasi një ortek e rrëmbeu ndërsa bënte ski.
Një skiator 58-vjeçar u vra një javë më parë në një incident të ngjashëm.
Autoritetet po u bëjnë thirrje skiatorëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin këshillat zyrtare dhe paralajmërimet për motin, për të shmangur rreziqet e lëndimeve serioze ose vdekjes. /Telegrafi/