KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tentoi të kontrabandojë 5.000 kuti cigare në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, kërkohet paraburgim për shtetasin serb

Tentoi të kontrabandojë 5.000 kuti cigare në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, kërkohet paraburgim për shtetasin serb

Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë ngriti procedurë kundër një shtetasi serb, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Kontrabandë”.

Ai në pikën kufitare “Bogorodicë” tentoi të kontrabandojë cigare të cilat nuk ishin të deklaruara.

“I dyshuari, përmes vijës doganore në pikën kufitare “Bogorodicë” në hyrje të vendit, në një kamion të një kompanie serbe, pronar i së cilës ishte, transportoi mall të padeklaruar, 5.000 kuti cigare të markave tregtare “Marlboro”, “Davidoff” dhe “Winston” të cilat ishin vendosur në 100 kuti kartoni pa shenja.

Vlera totale e cigareve është e konsiderueshme dhe arrin në afërsisht 9.000.000 denarë. Ai u përpoq t’i transportonte cigaret në kamion, duke deklaruar se po transportonte granula propileni, por midis mallrave të deklaruara në rimorkio, doganierët gjetën mallra të padeklaruar në pjesën e përparme dhe në mes të rimorkios, të cilat u konfiskuan menjëherë.

Prokurori publik i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për të caktuar paraburgimin për të dyshuarin, pasi ekzistojnë rrethana që tregojnë qartë rrezik për arratisje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.