Një veturë është përfshirë nga zjarri në kampusin e Universitetit të Prishtinës.
Njoftimi mbi djegien e veturës u bë mëngjesin e sotëm.
E të dhënat nga ky rast flasin se bëhet fjalë për djegien e veturës së një prej profesoreshave të Universitetit të Prishtinës, që është Njomza Llullaku.
Sipas informacioneve, e njëjta e kishte parkuar veturën në atë vend që nga data 17, pasi kishte udhëtuar jashtë vendit.

Njashtu edhe sot kur mori vesh për veturën, ajo vazhdon të jetë në udhëtim jashtë vendit dhe nuk dihet saktësisht se si u dogj vetura.
Deri më tani nga Policia dhe Prokuroria nuk janë dhënë detaje shtesë mbi këtë rast.
“Sot rreth orës 05:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një veturë. Sipas informatave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar.”, u tha shkurtimisht nga Policia./Lajmi.net/

