Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Shoferi ndëshkohet për drift të rrezikshëm në rrethrrotullim në Prishtinë

    January 11, 2026

    Një frazë e Messit rrit miliarda dollarë vlerën: Verë + Sprite dhe aksionet e Coca-Cola ‘fluturojnë’

    January 11, 2026

    Gjorgjievski: Qyteti i Shkupit është i përgatitur për kushtet dimërore

    January 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Shoferi ndëshkohet për drift të rrezikshëm në rrethrrotullim në Prishtinë
    • Një frazë e Messit rrit miliarda dollarë vlerën: Verë + Sprite dhe aksionet e Coca-Cola ‘fluturojnë’
    • Gjorgjievski: Qyteti i Shkupit është i përgatitur për kushtet dimërore
    • Komuna e Fushë Kosovës merr vendim për shtyrjen e mësimit
    • Artisti kolumbian Yeison Jimenez vdes në moshën 34 vjeçare pas rrëzimit të aeroplanit
    • Daily Mail: Trump urdhëron planifikimin e pushtimit të Grenlandës
    • Kishte marrëveshje në parim, Dayot Upamecano ndryshon mendje dhe refuzon kalimin te Real Madridi
    • “Bllok” në Sllatinë, kolona të gjata në rrugën Pejë – Prishtinë
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, January 11
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » 26 vjet pritje dhe dhimbje, familjet e të pagjeturve ende pa përgjigje për fatin e më të dashurve

    26 vjet pritje dhe dhimbje, familjet e të pagjeturve ende pa përgjigje për fatin e më të dashurve

    korrektpressBy korrektpressJanuary 10, 2026 LEXO 6 Mins Read
    26 vjet pritje dhe dhimbje, familjet e të pagjeturve ende pa përgjigje për fatin e më të dashurve
    26 vjet pritje dhe dhimbje, familjet e të pagjeturve ende pa përgjigje për fatin e më të dashurve
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Që prej 26 vitesh, Vera Hoti nga Krusha e Madhe zgjohet dhe fle me të njëjtën dhimbje, pa asnjë lajm për fatin e vëllait të saj, bashkë me dy djemtë e axhës të cilën janë të zhdukur që nga lufta. Koha ka kaluar, por pritja nuk ka mbaruar kurrë. E njëjta plagë e hapur jeton edhe në zemrat e më shumë se 1 mijë 570 familjeve, që ende presin një përgjigje, një shenjë, një të vërtetë.

    Familjarët, shoqatat dhe njohësit e çështjes konsiderojnë se viti 2025 nuk solli lajme apo zhvillime pozitive për të pagjeturit. Mosrespektimi i Deklaratës së Përbashkët dhe vonesat në dialogun Kosovë-Serbi shihen si pengesë kryesore për përparim në zbardhjen e fatit të të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Vera Hoti në një rrëfim për KosovaPress thotë se dhimbja për vëllain është e madhe dhe e vazhdueshme. E derisa familjarët jetojnë me ankth, duke pritur lajme për të afërmit e tyre, ajo kërkon nga institucionet dhe faktori ndërkombëtar të ushtrojnë trysni mbi shtetin serb për të treguar të vërtetën.

    Hoti thotë se shteti serb po i persekuton emocionalisht familjet kosovare që ua mori më të dashurit e tyre.

    “E drejtë elementare është të marrim informacionin për familjarët tanë, eshtrat e tyre të vendosen në vendlindje, por ne si familjarë ende vazhdojmë të persekutohemi emocionalisht, psikologjikisht nga shteti i cili i ka kryer këto krime dhe adresa dihet shteti serb… Dhimbja është shumë e madhe edhe çdo familjar, çdo nënë, çdo grua, çdo fëmijë që ka humbur prindin vazhdon me këtë vuajtje dhe këtë ankth që pret ndonjë lajm për të ditur ku janë njerëzit tanë… Kërkoj nga institucionet tona që të kërkojnë nga faktori ndërkombëtarë për t’i bërë trysni shtetit serb që të tregojë për njerëzit tanë se ku janë dhe të dimë për fatin e tyre”, shprehet ajo.

    Vera Hoti deklaron se pas 26 vjetësh shteti nuk ka zbardhur fatin e të dashurve të saj, dhe kjo e lëndon shumë. Por, ajo shton se shpresa nuk i ka vdekur dhe do të vazhdojnë të presin lajme për vëllain dhe kushërinjtë e saj.

    Kjo motër shpreson shumë se një ditë do ta di varrin e vëllait të saj.

    “Të gjithë së bashku duhet të jemi të qëndrueshëm dhe të kemi vëmendjen e plotë ndaj kësaj çështjeje kaq të dhimbshme që Serbisë t’i bëjmë trysni të vazhdueshme për t’i marr informacionin. Nuk jemi të kënaqur përfundimisht me rezultatin sepse janë bërë 26 vjet, por meqë e dimë se kush është faktori që e mban peng këtë çështje atëherë neve vetëm na mbetet të mos dorëzohemi… Ne po vazhdojmë me këtë dhimbje, shpresa nuk vdes kurrë. Shpresojmë se një ditë do të marrim informacione dhe do të dimë së paku varret e tyre ku janë”, thotë ajo.

    Nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur thonë se përkundër angazhimit të tyre çështja e personave të zhdukur vazhdon të mbetet plagë e hapur për shumë familje kosovare.

    Kushtrim Gara nga ky Komision thekson se gjatë vitit të kaluar janë zhvilluar gërmime në 32 lokacione dhe janë gjetur 24 mbetje mortore.

    Sipas tij, sfiduese mbete mungesa e informacioneve dhe qasja politizuese e shtetit serb karshi të të pagjeturve.

    “Janë diku më shumë se 30 lokacione të adresuara në kuptim të gërmimit vlerësues brenda territorit të Republikës së Kosovës. Sigurisht që jo të gjitha kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosje të mbetjeve mortore për shkak se kemi thënë gjithmonë se sfidë në këtë proces vazhdon të mbetet mungesa e informacioneve të besueshme, më saktësisht mungesa e informacioneve që do të duhej të vinin nga arkivat institucionale të Serbisë. Pra rrjedhimisht sfida vazhdon të mbetet qasja politizuese e Serbisë kundrejt kësaj problematike”, thotë ai.

    Gjatë vitit të kaluar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur janë pranuar edhe 50 raporte të ADN-së.

    “Po ashtu ka një dinamikë në kuptim edhe të identifikimeve të reja ose raporteve të ADN-së që kemi pranuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur. Janë më shumë se 50 raporte që kryetari i komisionit zoti Hoti i ka pranuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur. Jo të gjitha raportet në këtë rast flasin për identifikime të reja. Identifikimet e reja pra po flasim për viktima që kanë qenë në listën e personave të zhdukur, apo dhe raste të cilat i trajtojmë bashkë me mjekësinë ligjore si raste të viktimave të cilat adresohen në kuadër të procesit të konfirmimit të identitetit. Po flasim diku për 26 identifikime të tilla, pra identifikime të reja edhe diku më shumë se 20 apo 21 ribashkime, pra pjesë kockore që në bazë të ADN-së është konfirmuar pastaj që i përkasin viktimave që janë identifikuar gjatë viteve të paraprake”, thekson Gara.

    Se çështja e personave të pagjetur nuk pas ndonjë zhvillim pozitiv e thotë edhe drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj.

    Sipas tij problemi kryesor në prolongimin e çështjes së të zhdukurve është mos zbatimi i Deklaratës së Përbashkët si ngecja në dialogun Kosovë-Serbi.

    “Nuk ka pas ndonjë zhvillim pozitiv gjatë vitit 2025 edhe pse autoritetet kanë bërë maksimumin përfshirë edhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur edhe institucionet tjera. Mirëpo, fakti është se nuk ka pas gjetje në masë numrat të mëdhenj të mbetjeve mortore apo lokalizim të varrezave masive apo individuale dhe kjo është si pasojë e informacionit dhe si pasojë e mos zbatimit të marrëveshjes të Deklaratës së Përbashkët të kryeministrit, Kurti dhe presidentit, Vuçiq për çështjen e personave të zhdukur… Problem tjetër është mos mbajtja e takimeve dhe këtu mendoj që Bashkimi Evropian si ndërmjetësues në dialog kishte mundur me bë më shumë, tek e fundit edhe marrëveshja ka paraparë që ndërmjetësuese BE në rast se e vëren se njëra palë apo të dyja palët nuk po e zbatojnë marrëveshjen atëherë mundem me ndërmarrë veprime ndëshkuese, sanksione të ndryshme, por ne nuk kemi parë diçka të tillë nga BE”, tha ai.

    Edhe kryetari i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit, Ahmet Grajqevci, e sheh vitin 2025, ashtu si çdo vit tjetër, pa përparim të dukshëm për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

    “Edhe ky vit nuk dallon prej viteve të tjera paraprake, sepse në këtë vit ka pas pak më shumë hulumtime 28 vende janë hulumtuar në brendësi të Kosovës, ndërsa 1 në Kozhle të Serbisë edhe është hulumtuar në shtator si lojërat serbe që di t’i bëjë ajo e kanë ndërprerë në nëntor dhe kështu politikisht shtyhet këto procese jashtë Kosovës. Sa i përket brenda Kosovës janë hulumtuar ka gjetje mortore por presim analizën a ADN-së që do të dal…Familjarët asnjëherë nuk mund të jenë të kënaqur derisa nuk e gjejnë familjarin e vetë. është bërë pak punë, por jo sa duhet”, thekson Grajqevci.

    Përveç në Kosova gjatë vitit që e lamë pas gërmime nisën edhe në Kozhle të Serbisë por më pas ato u ndërpren.

    Sipas Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), 1,591 persona nga lufta në Kosovë ende figurojnë si të zhdukur, nga gjithsej 6,063 të raportuar fillimisht.

    TË TJERA

    Shoferi ndëshkohet për drift të rrezikshëm në rrethrrotullim në Prishtinë

    “Bllok” në Sllatinë, kolona të gjata në rrugën Pejë – Prishtinë

    Plagoset një person në Pejë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

    SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Venezuela pas raportimeve se paraushtarakë të armatosur po përpiqen ‘të gjurmojnë’ qytetarët amerikanë

    Seriali “Black Mirror” po vjen me një sezon të ri – çfarë na pret në historitë e reja distopiane?

    Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona të lënduar

    Strategji ka por dhuna në familje vazhdon, pse po dështon parandalimi në Kosovë?

    LEXO GJITHASHTU

    Shoferi ndëshkohet për drift të rrezikshëm në rrethrrotullim në Prishtinë

    January 11, 2026

    Një frazë e Messit rrit miliarda dollarë vlerën: Verë + Sprite dhe aksionet e Coca-Cola ‘fluturojnë’

    January 11, 2026

    Gjorgjievski: Qyteti i Shkupit është i përgatitur për kushtet dimërore

    January 11, 2026

    Komuna e Fushë Kosovës merr vendim për shtyrjen e mësimit

    January 11, 2026
    TË TJERA

    Artisti kolumbian Yeison Jimenez vdes në moshën 34 vjeçare pas rrëzimit të aeroplanit

    January 11, 2026

    Daily Mail: Trump urdhëron planifikimin e pushtimit të Grenlandës

    January 11, 2026

    Kishte marrëveshje në parim, Dayot Upamecano ndryshon mendje dhe refuzon kalimin te Real Madridi

    January 11, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.