KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjorgjievski: Qyteti i Shkupit është i përgatitur për kushtet dimërore

Gjorgjievski: Qyteti i Shkupit është i përgatitur për kushtet dimërore

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgievski, informoi se qyteti është plotësisht i përgatitur për kushtet e dimrit dhe se bora nuk mund t’i befasojë shërbimet e qytetit.

“Qyteti i Shkupit është i përgatitur. Prej disa ditësh, ekipet janë vazhdimisht në terren dhe po monitorojnë me vigjilencë gjendjen e të gjitha rrugëve të trafikut”, shkroi Gjorgievski në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se janë siguruar sasi të mjaftueshme kripe, e cila përdoret në kohën e duhur në përputhje me temperaturat nën zero dhe rrezikun e ngrirjes së rrugëve.

Njëkohësisht, shtabi i krizës punon 24 orë në ditë, me qëllim që të sigurohet lëvizje e sigurt dhe e pandërprerë nëpër qytet.

Kryetari i Bashkisë u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të jenë më të kujdesshëm dhe t’u përmbahen në mënyrë strikte rekomandimeve për drejtimin e automjeteve në kushte dimërore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.