KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Një frazë e Messit rrit miliarda dollarë vlerën: Verë + Sprite dhe aksionet e Coca-Cola ‘fluturojnë’

Një frazë e Messit rrit miliarda dollarë vlerën: Verë + Sprite dhe aksionet e Coca-Cola ‘fluturojnë’

Lionel Messi ka bërë një deklaratë surprizuese gjatë një interviste të fundit, duke ndikuar menjëherë në tregjet financiare.

Gjatë një bisede me Luzu TV, ylli argjentinas rrëfeu se herë pas here konsumon verë, por përzierja që e bën shkaktoi goditje në tregjet ndërkombëtare.

“Më pëlqen vera, por nëse jo, kam zakonin tim: verë me Sprite. Godet më shpejt”, deklaroi argjentinasi me një të qeshur.

Kjo shprehje e thjeshtë ka pasur efekt të menjëhershëm, pasi aksionet e Coca-Cola Company regjistruan një rritje të ndjeshme dhe shtuan miliarda dollarë në vlerën e tyre, duke dëshmuar sërish fuqinë e ndikimit të Messit, që shtrihet shumë më tej se futbolli.

Messi nuk është një konsumator i rregullt i alkoolit, por duket se i pëlqen ndonjëherë të shijojë një përzierje vere me Sprite.

Ylli argjentinas ka gjithashtu markën e tij të verës, “Lionel Collection”, që ofron një gamë të ndryshme shishe verërash në faqen e tij zyrtare.

Aktualisht, Messi po shijon pushimet pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Inter Miami, ku ndihmoi ekipin të fitojë titullin e MLS dhe shënoi 42 gola gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.