Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Betim Halimi zbulon si i erdhi ftesa nga Chelsea për të shkuar në prova

    January 10, 2026

    Mandati i dytë i Osmanit, sa janë shanset dhe pritjet për rizgjedhjen e saj

    January 10, 2026

    Auditimi zbulon dështimin e institucioneve për parandalimin dhe reagimin ndaj përmbytjeve në Kosovë

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Betim Halimi zbulon si i erdhi ftesa nga Chelsea për të shkuar në prova
    • Mandati i dytë i Osmanit, sa janë shanset dhe pritjet për rizgjedhjen e saj
    • Auditimi zbulon dështimin e institucioneve për parandalimin dhe reagimin ndaj përmbytjeve në Kosovë
    • Limi tregon kur përfundoi lidhja me Albën, kjo e fundit thotë ndryshe
    • Alban Shillova largohet nga FC Prishtina
    • ESHS: Në të gjithë sektorët u regjistrua rritje e çmimeve me pakicë
    • Aeroplani i emergjencës bërthamore i SHBA-së fluturon mbi vend, ndez teori e shqetësime
    • Diplomati: Amerika do Kosovën në NATO, është njohur zyrtarisht si zonë influence nga Trump
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 10
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Lojtarët e PlayStation zgjodhën videolojërat më të mira të vitit 2025

    Lojtarët e PlayStation zgjodhën videolojërat më të mira të vitit 2025

    korrektpressBy korrektpressDecember 27, 2025 Play station 2 Mins Read
    Lojtarët e PlayStation zgjodhën videolojërat më të mira të vitit 2025
    Lojtarët e PlayStation zgjodhën videolojërat më të mira të vitit 2025
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në Blogun e PlayStation-it janë publikuar rezultatet e çmimeve PlayStation Blog Game of the Year për vitin 2025, të cilat u vendosën plotësisht nga lojtarët.

    Në votim morën pjesë pothuajse 1.5 milion përdorues, dhe votat u shpërndanë në gjithsej 19 kategori, pa ndikimin e redaktorëve apo komisioneve profesionale.

    Fituesi më i madh i këtyre çmimeve këtë vit është Ghost of Yōtei, i cili fitoi trofetë Platinum në kategoritë: loja më e mirë për PS5, personazhi më i mirë i ri, grafika më e mirë, drejtimi artistik më i mirë, dizajni më i mirë i audios, opsionet më të mira të aksesueshmërisë dhe përdorimi më i mirë i kontrolluesit DualSense.

    Studiot e videolojës, Sucker Punch u vlerësua veçanërisht për performancën teknike, dizajnin e botës dhe përvojën në PlayStation 5.

    Një sukses të madh pati edhe Clair Obscur: Expedition 33, e cila fitoi çmimet Platinum për historinë më të mirë, muzikën më të mirë dhe lojën më të mirë, ndërsa në disa kategori të tjera zuri pozicione të larta.

    Videoloja u veçua veçanërisht për thellësinë narrative dhe identitetin origjinal audio-vizual.

    Në kategorinë multiplayer, Battlefield 6 u shpall përvoja më e mirë për shumë lojtarë e vitit, ndërsa Genshin Impact fitoi në kategorinë e lojës më të mirë në zhvillim të vazhdueshëm, duke lënë pas Fortnite dhe Honkai: Star Rail.

    Për Zgjerimin më të mirë, u nderua ekspanzioni Lies of P: Overture.

    Titulli i Studios së Vitit iu dha Kojima Productions, falë suksesit të lojës Death Stranding 2: On the Beach dhe promovimit global të projektit, ndërsa loja më e mirë për PS4 e vitit u bë Hollow Knight: Silksong.

    Në kategorinë lojë më e pritur e vitit 2026 dhe më pas, numrin më të madh të votave e mori Marvel’s Wolverine, duke lënë pas Resident Evil Requiem dhe lojën e re të James Bond, 007 First Light. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Sony dhe Honda do të prodhojnë një SUV

    LEXO GJITHASHTU

    Betim Halimi zbulon si i erdhi ftesa nga Chelsea për të shkuar në prova

    January 10, 2026

    Mandati i dytë i Osmanit, sa janë shanset dhe pritjet për rizgjedhjen e saj

    January 10, 2026

    Auditimi zbulon dështimin e institucioneve për parandalimin dhe reagimin ndaj përmbytjeve në Kosovë

    January 10, 2026

    Limi tregon kur përfundoi lidhja me Albën, kjo e fundit thotë ndryshe

    January 10, 2026
    TË TJERA

    Alban Shillova largohet nga FC Prishtina

    January 10, 2026

    ESHS: Në të gjithë sektorët u regjistrua rritje e çmimeve me pakicë

    January 10, 2026

    Aeroplani i emergjencës bërthamore i SHBA-së fluturon mbi vend, ndez teori e shqetësime

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.