Ambasadori bullgar u thirr në Ministrinë e Jashtme të RMV-së lidhur me notën diplomatike që u bë publike në lidhje me udhëtimin e gruas dhe djalit të kryeministrit, Hristijan Mickoski në Pamporovo të Bullgarisë këtë dimër.
Ministri Mucunski thotë se ka kërkuar shpjegime nga autoritetet bullgare në lidhje me rastin, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Ai theksoi se nëse diçka e tillë do të ndodhte në Maqedoni, ai do të kërkonte falje si ministër.
Nota diplomatike përshkruan në detaje rrugën që kanë ndjekur gruaja dhe djali, të dhënat e tyre personale dhe sigurinë policore që i shoqëroi dhe çfarë armësh posedonin. Nota diplomatike kërkon gjithashtu siguri policore nga Bullgaria në Pamporovo dhe, nëse është e nevojshme, siguri gjatë qëndrimit./Telegrafi/
