Në një nga zonat që ka parë zhvillim të shpejtë urban në Prishtinë, në Rrugën C, ofrohet për shitje një banesë me sipërfaqe 60m², e vendosur në Rrugën “Enver Maloku”, në kompleksin Nura, ndërtim nga Nura Group.
Banesa është e orientuar nga jugu, çka mundëson ndriçim natyral gjatë pjesës më të madhe të ditës. Organizimi i brendshëm përfshin qëndrimin ditor me kuzhinë, paradhomë, një dhomë gjumi, banjo si dhe ballkon, duke ofruar një hapësirë funksionale për jetesë.
Sa i përket komoditetit, sistemi i ngrohjes është i mundësuar me energji elektrike, ndërsa ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, duke siguruar qasje të lehtë për banorët.
Lokacioni në Rrugën C është ndër zonat më të frekuentuara dhe të zhvilluara në kryeqytet, me qasje të shpejtë në rrugët kryesore, si dhe në marketet, institucionet arsimore dhe shërbime të tjera të përditshme. Kjo e bën pronën një mundësi të përshtatshme si për jetesë, ashtu edhe për investim.
Karakteristika dhe informata të pronës:
- 1 dhomë gjumi
- 1 banjo
- 1 Tarracë
- Dokumentacioni me Avokat
- Orientimi: Jug
- Mobilimi: Salloni, Kuzhina, Banjo
- Sistemi i ngrohjes: KEDS
- Ashensor
Kontakti:
Agjenti: Adonis Bunjaku
Emaili: adonis.bunjaku@pro-rks.com
Numri i telefonit: +383 44 888 444
Kliko këtu për më shumë informata:




