Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përkujton 27 vjetorin e bombardimit të parë të NATO-s mbi caqet serbe.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ajo ka thëne se 27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi.
“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron. Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë”, ka shkruar Osmani, duke bashkëngjitur edhe video mesazhin e dhënë në atë kohë nga ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton. /Telegrafi/