Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Kushtet e rënda atmosferike nxjerrin në breg një anije çisternë në zonën e Tales, Lezhë

    January 8, 2026

    Vazhdon pastrimi i segmenteve të bllokuar nga reshjet në Suharekë

    January 8, 2026

    Aksioni i Prokurorisë së Prizrenit, detaje nga operacioni i gjerë

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Kushtet e rënda atmosferike nxjerrin në breg një anije çisternë në zonën e Tales, Lezhë
    • Vazhdon pastrimi i segmenteve të bllokuar nga reshjet në Suharekë
    • Aksioni i Prokurorisë së Prizrenit, detaje nga operacioni i gjerë
    • Drenasi përballet me borë dhe vërshime, komuna jep detaje për gjendjen e rrugëve
    • Ministri i Brendshëm i Venezuelës thotë se 100 persona kanë vdekur në sulmin amerikan
    • Vdes një grua në QKUK, rasti po hetohet
    • Grealish dhe Keane morën kartonë të kuq të pazakontë: Njëri i tërhoqi flokët kundërshtarin, tjetri duartrokiti
    • Ndalohet qarkullimi i autobusëve për në Kodrën e Diellit
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 8
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » ​22% e emigrantëve janë rikthyer në Shqipëri

    ​22% e emigrantëve janë rikthyer në Shqipëri

    korrektpressBy korrektpressJanuary 5, 2026 Emigracioni 2 Mins Read
    ​22% e emigrantëve janë rikthyer në Shqipëri
    ​22% e emigrantëve janë rikthyer në Shqipëri
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shqipëria po përjeton një rritje të dukshme të rikthimit të emigrantëve.

    Sipas të dhënave të Anketës Kombëtare të Migracionit 2024, e realizuar nga INSTAT në bashkëpunim me Bankën Botërore, 22% e emigrantëve shqiptarë janë rikthyer në vend.

    Të dhënat tregojnë se vetëm gjatë 12 viteve të fundit, 109 mijë shqiptarë janë kthyer në Shqipëri. Nga këta, gati gjysma, ose 45%, janë rikthyer midis viteve 2020 dhe 2024, duke treguar se ritmi i kthimeve është përshpejtuar ndjeshëm në vitet e fundit.

    Sa i përket moshës, shumica e personave të rikthyer janë mbi 35 vjeç, ndërsa 29% janë 25-34 vjeç. Vetëm 9% janë të rinj 15-24 vjeç, që tregon se rikthimi i emigrantëve përqendrohet kryesisht tek të rriturit që janë të gatshëm për të punuar.

    Shumica e të rikthyerve vijnë nga Italia dhe Greqia, ndërsa emigrantët që jetojnë në vende më të largëta kthehen më rrallë.

    Sa i përket punësimit, meshkujt e rikthyer punësohen në masën 67%, krahasuar me shkallën prej 59% për meshkujt jomigrantë.

    Ndërsa femrat e rikthyera kanë një performancë të ngjashme me femrat jomigrante (34% krahasuar me 36%).

    Shkalla e vetëpunësimit te të rikthyerit është rritur me kalimin e kohës. Nga 7% për ata që u kthyen midis viteve 2000-2004 në 29% për ata që u kthyen gjatë viteve 2015-2024, duke arritur kulmin, 34% për ata që u kthyen në periudhën 2010-2014.

    Gratë që kthehen herët kanë një shkallë më të lartë të vetëpunësimit (41%) krahasuar me meshkujt (25%), shkruan ATSh.

    Shumica e vetëpunësimeve janë punë individuale (91-93%), por të rikthyerit janë më të prirur të bëhen punëdhënës me punonjës të paguar, veçanërisht ata që kanë kaluar më shumë se gjashtë vjet jashtë vendit.

    TË TJERA

    Rrëshqitje dheu e shkëmbinjsh, bllokohet rruga Gjirokastër–Tepelenë

    Shkëputet masivi shkëmbor, bllokohet rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë

    800 shtëpi me prezencë uji, evakuohen 180 banorë, Vengu nga Durrësi: Rreziku nuk ka kaluar

    I mitur nga Shqipëria, ia merr veturën babait dhe kalon në Kosovë, raportohet i zhdukur

    “Shqipëria nën ujë”: Pezullohet mësimi, nis evakuimi i familjeve

    Raportohet se familja kosovare me tre fëmijë janë bllokuar në makinë nga përmbytjet në Shqipëri

    Mbi 12 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri në vitin 2025

    LEXO GJITHASHTU

    Kushtet e rënda atmosferike nxjerrin në breg një anije çisternë në zonën e Tales, Lezhë

    January 8, 2026

    Vazhdon pastrimi i segmenteve të bllokuar nga reshjet në Suharekë

    January 8, 2026

    Aksioni i Prokurorisë së Prizrenit, detaje nga operacioni i gjerë

    January 8, 2026

    Drenasi përballet me borë dhe vërshime, komuna jep detaje për gjendjen e rrugëve

    January 8, 2026
    TË TJERA

    Ministri i Brendshëm i Venezuelës thotë se 100 persona kanë vdekur në sulmin amerikan

    January 8, 2026

    Vdes një grua në QKUK, rasti po hetohet

    January 8, 2026

    Grealish dhe Keane morën kartonë të kuq të pazakontë: Njëri i tërhoqi flokët kundërshtarin, tjetri duartrokiti

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.