Zbardhen detaje nga ngjarja e ndodhur pak pas mesnate në Tiranë, ku një 18-vjeçare, u vetëplagos me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15. Sipas dëshmisë, vajza ka qenë në dhomë te hoteli i të dashurit të saj E.G., ndërsa ky i fundit ishte me familjen në katin e parë, në barin e hotelit.
Top Channel raporton se janë dëgjuar të shtëna me armë dhe pasi janë ngjitur në dhomën e hotelit kanë gjetur të renë të plagosur.
Nëna e të dashurit të 18-vjeçares, Natalia Murtati, dhe nipi i saj e kanë dërguar vajzën në spital duke thënë se e kanë gjetur në rrugë të plagosur dhe e kanë ndihmuar, duke mos dashur që të tregojnë se ngjarja ka ndodhur në hotelin e tyre.