Prokurori i Shtetit ka ndaluar 12 persona nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se të dyshuarit janë nga komuna e Junikut.
“Prokurori i shtetit ka ndaluar 12 persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’. Gjithashtu, janë sekuestruar para kesh dhe prova tjera materiale të cilat do të shërbejnë në këtë proces penal”, tha Nikçi.
Sipas Prokurorisë, veprimet hetimore janë duke vazhduar, ndërsa ndaj të ndaluarve pritet të ndërmerren procedurat e mëtejme ligjore. /Telegrafi/