KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zyrtare: Thomas Frank emërohet trajner i Crystal Palace

Zyrtare: Thomas Frank emërohet trajner i Crystal Palace

Crystal Palace ka konfirmuar emërimin e Thomas Frankut në pozitën e trajnerit të ri të skuadrës së parë në një postim në rrjetet sociale.

Strategu danez ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2029, duke marrë përsipër drejtimin e klubit londinez në një moment shumë të vështirë të sezonit.

Frank rikthehet në Premier League pas largimit nga Tottenham Hotspur në shkurt të këtij viti, ndërsa detyra e tij e parë në Selhurst Park do të jetë nxjerrja e Crystal Palace nga zona e rënies nga liga.

53-vjeçari zë vendin e Pierre Sage, i cili u shkarkua pas vetëm pesë muajsh në krye të skuadrës, për shkak të rezultateve të dobëta dhe pozicionit të vështirë në tabelën e Premier League.

Crystal Palace ndodhet në vendin e fundit të Premier League, me vetëm shtatë pikë pas 10 ndeshjeve të zhvilluara dhe dy pikë larg zonës së sigurisë.

Ekipi londinez ka pësuar 24 gola në kampionat, duke pasur një nga mbrojtjet më problematike të ligës.

Humbja 3-1 ndaj Liverpoolit ishte një tjetër goditje për skuadrën dhe përshpejtoi vendimin për shkarkimin e Pierre Sage.

Tashmë drejtuesit e klubit kanë vendosur t’ia besojnë projektin Thomas Frankut, i cili konsiderohet si një trajner me përvojë të rëndësishme në futbollin anglez.

Sipas raportimeve të mediave britanike, trajnerit të ri i është premtuar edhe mbështetje financiare për përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.