Pas dështimit të projektit të udhëhequr nga Sergio Ramos, uellsiani po këshillon një fond amerikan që është i interesuar të marrë nën kontroll klubin.
Gareth Bale hyn në garë për blerjen e Sevillas, ish-ylli i Real Madridit këshillon fondin amerikan që synon marrjen e kontrollit të klubit
Gareth Bale mund të bëhet pjesë e një prej investimeve më të rëndësishme në futbollin spanjoll shkruan Indeks Online.
Ish-futbollisti uellsian është përfshirë në projektin e një fondi amerikan që synon blerjen e Sevillas, duke hyrë kështu në garën për pronësinë e klubit andaluzian pas dështimit të negociatave të udhëhequra nga Sergio Ramos.
Sipas raportimit të gazetës spanjolle El Confidencial, të publikuar edhe nga mediat e tjera spanjolle, Bale është këshilltar i fondit amerikan Juggernaut Capital Partners, i cili ka shfaqur interesim konkret për të marrë kontrollin e Sevillas.
Ish-ylli i Real Madridit, Tottenhamit dhe përfaqësueses së Uellsit nuk është thjesht një emër i lidhur me këtë projekt. Ai po luan rolin e këshilltarit në procesin e investimit dhe grupi që përfaqëson po shqyrton mundësinë e blerjes së një pjese dërrmuese të aksioneve të klubit./IndeksOnline/

