KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zyra e BE-së në Kosovë: Rriten dyshimet për rolin strategjik të Rusisë

Zyra e BE-së në Kosovë: Rriten dyshimet për rolin strategjik të Rusisë

Sipas një njoftimi të Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Rusia prej kohësh është përpjekur ta paraqesë veten si një partner të besueshëm dhe si burim stabiliteti përtej Perëndimit, por dallimi mes deklaratave të saj dhe veprimeve konkrete po bëhet gjithnjë e më i dukshëm.

Në njoftim thuhet se për shumë qeveri çështja kryesore mbetet nëse partneriteti me Rusinë vazhdon të jetë “një zgjedhje strategjike dhe e qëndrueshme për të ardhmen”.

“Një marrëdhënie e ndërtuar mbi paqëndrueshmëri, zotime të shkelura dhe ndikim në rënie po duket gjithnjë e më pak si një aset strategjik dhe gjithnjë e më shumë si një barrë strategjike”, theksohet në njoftim.

Sipas vlerësimit të paraqitur, ndryshimet në perceptimin ndërkombëtar për rolin e Rusisë po ndikojnë në mënyrën se si qeveritë i shqyrtojnë partneritetet e tyre të ardhshme dhe politikat e sigurisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.