KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zbulohen detajet e ofertës së Barcelonës për transferimin e talentit egjiptian

Zbulohen detajet e ofertës së Barcelonës për transferimin e talentit egjiptian

Lëvizjet e Barcelonës për lojtarë të talentuar po vazhdojnë, por deri tani klubi katalanas nuk ka arritur ende një marrëveshje me gjigantët egjiptianë Al-Ahly.

Blaugranasit janë në ndjekje të sulmuesit 17-vjeçar Hamza Abdelkarim.

Interesi për Abdelkarimin u bë publik dy javë më parë, por ndryshe nga shumë raste të tjera, Barcelona ka vendosur të veprojë shpejt.

Megjithatë, lojtari është gjithashtu në radarët e gjigantëve europianë Bayern Munich dhe Lyon, çka mund të përbëjë një pengesë për klubin katalanas.

Synimi i Barcelonës është ta realizojë transferimin në janar, sapo Abdelkarim të mbushë 18 vjeç, dhe ta integrojë menjëherë në skuadrën Barça Atletic.

Sipas KoralPlus EG, formula e propozuar nga Barcelona për marrëveshjen është një huazim deri në fund të sezonit, me një opsion blerjeje në verë.

Ky opsion blerjeje mund të arrijë deri në 4 milionë euro, por vetëm 1 milion euro janë të garantuara, ndërsa pjesa tjetër varet nga bonuse dhe variabla të ndryshme.

Raportimet e mëparshme kanë theksuar se Al-Ahly janë hezitues të lejojnë largimin e një prej talenteve kryesore të akademisë së tyre për një marrëveshje që nuk ofron përfitim të madh financiar të menjëhershëm.

Megjithatë, një faktor që funksionon në favor të Barcelonës është fakti se vetë Abdelkarim duket se po i jep përparësi një transferimi drejt kryeqytetit katalanas./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.