KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren, Inspektorati konstaton parregullsi

Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren, Inspektorati konstaton parregullsi

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka ndaluar përkohësisht punimet në tri objekte ndërtimi në komunën e Prizrenit, pas parregullsive të konstatuara gjatë inspektimeve në terren.

Sipas njoftimit, vendimi për ndalimin e punimeve është marrë për shkak të mosrespektimit të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Inspektorati ka bërë të ditur se punimet në këto objekte do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Po ashtu, ky institucion u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.