KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shefi i EULEX-it takohet me Prattipatin, sundimi i ligjit në Kosovës temë diskutimi

Shefi i EULEX-it takohet me Prattipatin, sundimi i ligjit në Kosovës temë diskutimi

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, është takuar me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Takimi është fokusuar në çështjet me interes të përbashkët, me theks të veçantë në mbështetjen e stabilitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Lopes ka bërë të ditur se takimi me përfaqësuesen amerikane është zhvilluar në frymë bashkëpunimi, duke vënë në pah rëndësinë e koordinimit ndërmjet partnerëve ndërkombëtarë.

“Kam pasur një shkëmbim produktiv me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, lidhur me prioritetet tona të përbashkëta në mbështetje të stabilitetit dhe sundimit të ligjit në Kosovë”, ka shkruar Lopes në njoftimin e tij.

Takimi vjen në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme të EULEX-it dhe partnerëve ndërkombëtarë për mbështetjen e institucioneve dhe sundimit të ligjit në Kosovë./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.