KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zana Spahiu renditet e para në intervistat për drejtor të RTK-së

Zana Spahiu renditet e para në intervistat për drejtor të RTK-së

Zana Spahiu ka dalë kandidatja më e vlerësuar në procesin e intervistimit për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Telegrafi mëson se bazuar në rezultatet e vlerësimit nga anëtarët e Bordit të RTK-së, Spahiu ka grumbulluar 90.7 pikë, duke u renditur e para mes gjashtë kandidatëve që iu nënshtruan intervistës të dielën, më 13 korrik.

Në garë për pozitën e drejtorit të përgjithshëm ishin Lorik Arifaj, Antigona Baxhaku, Arber Geci, Nexhmedin Spahiu, Zana Spahiu dhe Hysen Hundozi.

Pas përllogaritjes së pikëve të dhëna nga nëntë anëtarët e bordit, rezultatet janë si më poshtë:

Zana Spahiu – 90.7 pikë;

Arber Geci – 82.7 pikë;

Lorik Arifaj – 67.6 pikë;

Hysen Hundozi – 65.7 pikë;

Antigona Baxhaku – 61.1 pikë;

Nexhmedin Spahiu – 61.1 pikë.

Megjithatë, emërimi i drejtorit të përgjithshëm nuk është përmbyllur ende.

Bordi i RTK-së pritet të votojë për kandidatin fitues në mbledhjen e radhës.

Zana Spahiu aktualisht ushtron detyrën e drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.