KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Voziti 168 km/h në rrugën Tetovë – Gostivar, ndalohet shoferi nga Shkupi

Voziti 168 km/h në rrugën Tetovë – Gostivar, ndalohet shoferi nga Shkupi

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje pasdite në orën 18:15 në rrugën Gostivar – Tetovë, në kryqëzimin pranë fshatit Kamjan, oficerët e policisë nga Stacioni i Policisë për Siguri Rrugore në Tetovë e kanë privuar nga liria B.S. (32) nga fshati Glumovë, rajoni i Shkupit.

“Gjatë kontrollit të trafikut dhe matjes me radar, oficerët e policisë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh “Volkswagen Polo” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, dhe pas marrjes së masave, është përcaktuar se ai po e drejtonte automjetin me shpejtësi prej 168 kilometrash në orë në një vend ku shpejtësia e lejuar me shenjë trafiku është e kufizuar në 80 kilometra në orë”.

“B.S. është ndaluar në Stacionin e Policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.