Trajneri Antonio Conte është larguar zyrtarisht nga Napoli.
Tekniku italian e bëri publik vendimin pas ndeshjes ndaj Udineses, ku u shfaq para mediave së bashku me presidentin Aurelio De Laurentiis, duke dhënë një deklaratë të gjatë dhe mjaft të drejtpërdrejtë.
“Në Napoli dështova në një gjë: Nuk arrita t’ju bashkoj. Dhe pa unitet brenda ambientit, nuk mund të luftosh”.
“Kam parë shumë helm përreth dhe ata që e përhapin janë të dështuar. Një muaj më parë kërkova takim me presidentin dhe ia thashë vendimin tim. Kur nuk mund t’i ndryshoj gjërat, preferoj ta mbyll”.
Conte falënderoi De Laurentiisin për mundësinë që i dha të drejtonte Napolin, duke i uruar sukses klubit në të ardhmen.
“E falënderoj presidentin që më dha mundësinë të stërvit Napolin dhe u uroj gjithë të mirat, sidomos tifozëve”.
Sa i përket së ardhmes, Conte nuk dha detaje, duke lënë të hapur çdo mundësi, përfshirë edhe pushimin nga futbolli për një periudhë.
“E ardhmja ime? Kush flet për të, flet kot. Nuk di asgjë për të ardhmen. Mund edhe të ulem dhe të pushoj”.
Ai preku edhe temën e mundshme të stolit të kombëtares, duke theksuar se ende mungojnë disa kushte bazë për një projekt të tillë.
“Për kombëtaren duhet fillimisht një president i federatës. Është përmendur edhe emri i Guardiolës, por pyes veten: a është Federata gati? Sepse ka nderime dhe përgjegjësi. Nëse duan një trajner top për kombëtaren, a ka fonde?”./Telegrafi/
