KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vendimi i Hagës, Tahiri: Sot Kosova është ndryshe – nuk do të rrimë duarkryq

Vendimi i Hagës, Tahiri: Sot Kosova është ndryshe – nuk do të rrimë duarkryq

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur para mbledhjes së partisë lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Tahiri tha se sot Kosova është ndryshe dhe se, sipas tij, ky ndryshim nuk mund të pranohet nga populli i Kosovës.

“Ne, në përputhje me kërkesën e popullit të Kosovës, do të shohim si PDK. Nuk do të rrimë duarkryq dhe do t’i ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për të sjellë drejtësi”, deklaroi Tahiri.

Ai e cilësoi vendimin si “një padrejtësi të madhe për popullin dhe vendin tonë”.

“Hapat jemi duke i diskutuar dhe do t’i shohim pastaj”, tha Tahiri.

Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë, i shpallur një ditë më parë, rezultoi me dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.