Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka folur me gazetarët në Ankara.
“Aleatët evropianë të aleancës dhe Kanadaja shpenzuan gati 20% më shumë për mbrojtjen thelbësore vitin e kaluar sesa kishin shpenzuar një vit më parë”, tha ai.
“Duke parë vitet 2025 dhe 2026 së bashku, kjo është 258 miliardë dollarë investime shtesë dhe trendi vazhdon”, shtoi Sekretari i NATO-s, transmeton Telegrafi.
“Ne po investojmë në sigurinë tonë, duke siguruar që kemi atë që na nevojitet për të mbrojtur shoqëritë tona sot dhe nesër, sepse kërcënimet me të cilat përballemi janë reale, përfshirë nga Rusia, e cila vazhdon të luftojë kundër Ukrainës”, theksoi ndër tjera Rutte.
“Tani për tani, Ukraina po ndryshon dinamikën në fushën e betejës falë trimërisë, përkushtimit dhe zgjuarsisë së forcave të tyre të armatosura. Por ata kanë nevojë për mbështetjen tonë të vazhdueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen ajrore”, shtoi ai.
Të gjithë aleatët e NATO-s “duhet të japin kontributin e tyre” në mënyrë që mbështetja për Ukrainën të vazhdojë të rrjedhë, theksoi Rutte.
Ndryshe Telegrafi po e ndjekë nga afër Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara të Turqisë. /Telegrafi/
