Një shesh beteje është shndërruar pasditen e kësaj të shtune sheshi “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, ku protestuesit, nga krahu i 15-katshit, në njërën anë, dhe forcat e Policisë, pranë Bankës së Shqipërisë në anën tjetër, po përballen në distancë me njëra-tjetrën.
Protestuesit po sulmojnë me gurë e sende të forta, si dhe molotov, ndërsa forcat e Policisë e kanë mbushur sheshin me gaz lotsjellës dhe janë vendosur në pozicione mbrojtëse./euronews.al
Burimi: zeri.info ↗

