KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dëme në sheshin “Skënderbej” gjatë protestës, gurë dhe molotovë ndaj policisë dhe institucioneve

Dëme në sheshin “Skënderbej” gjatë protestës, gurë dhe molotovë ndaj policisë dhe institucioneve

Përplasje, incidente dhe dëme janë regjistruar sot në sheshin “Skënderbej” gjatë protestës së 12 në Tiranë.

Protestuesit kanë hedhur bomba molotov, fishekzjarre dhe gurë ndaj policisë.

Gjatë këtyre përplasjeve raportohet se një efektiv policie ka marrë flakë, ndërsa kolegët e tij kanë ndërhyrë për t’i shuar flakët dhe për t’i ardhur në ndihmë.

Protestuesit hodhën shishe me benzinë në drejtim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Bashkisë së Tiranë duke marrë flakë hyrjet kryesore të institucioneve, por që u vunë nën kontroll nga zjarrfikësit.

Përplasja vijoi për më shumë se tri orë pasditen e sotme në sheshin “Skënderbej”, ku protestues të rinj të maskuar, disa nga të cilët ishin të pajisur me shkopinj, u përplasën me efektivët e policisë.

Policia iu kundërpërgjigj akteve të dhunës me ujë dhe gaz lotësjellës.

Pati edhe nga ata protesues të cilët edhe gjatë ditës së sotme hoqën gurë nga sheshi “Skënderbej”, sikurse në bulevard, dhe gjuajtën në drejtim të policisë.

Lëndët piroteknike shkaktuan disa vatra të vogla zjarri në shesh, ndërsa situata u shoqërua me tym dhe përdorim të gazit lotsjellës nga Policia.

Efektivët u shpërndanë në disa pika të sheshit, ndërsa një numër i konsiderueshëm i tyre ndodhej edhe pranë selisë së Partisë Socialiste.

Pavarësisht ndërhyrjes së Policisë, hedhja e gurëve ka vijuar.

Po ashtu, gjatë këtyre përplasjeve protestuesit hodhën edhe një mori fishekzjarresh ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit.

Përdorimi i molotovëve nga protestuesit dhe gazit lotsjellës nga policia ka shoqëruar përplasjet në disa zona të kryeqytetit, ndërsa forcat e Policisë janë angazhuar për menaxhimin e situatës./rtsh

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.