KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vogel: Vuçiqi po e shfrytëzon dialogun, BE-ja nuk po reagon (VIDEO)

Vogel: Vuçiqi po e shfrytëzon dialogun, BE-ja nuk po reagon (VIDEO)

Toby Vogel nga Këshilli për Politika të Demokratizimit me bazë në Bruksel ka thënë se mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian po rritet frustrimi për shkak të mungesës së rezultateve konkrete në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Vogel ka vlerësuar se për më shumë se një dekadë dialogu nuk ka prodhuar një marrëveshje të qartë, të prekshme dhe të zbatuar nga të dyja palët.

Ai ka kritikuar Bashkimin Evropian për mungesën e vullnetit për t’u përballur me ish-presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se ky i fundit e shfrytëzon dialogun kryesisht për menaxhimin e krizave që vetë i krijon, njofton Klankosova.tv.

“Situata është që Bashkimi Evropian nuk ka vullnet që ta konfrontojë Vuçiqin, i cili bën politikë me dialog dhe me tendencën e tij që të abuzojë me këtë proces, kryesisht për të menaxhuar kriza të cilat ai vetë i krijon”, ka deklaruar Vogel.

Sipas tij, synimi për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka dalë nga fokusi i BE-së prej më shumë se një dekade.

Vogel ka theksuar se rikthimi i këtij objektivi në qendër të vëmendjes kërkon angazhim më të madh nga Komisioni Evropian, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm dhe vendet anëtare, por ka vlerësuar se aktualisht mungon vullneti për një angazhim të tillë.

Ai ka shtuar se nuk pret zhvillime të rëndësishme në muajt e ardhshëm, duke pasur parasysh zgjedhjet në Serbi dhe pasigurinë rreth rezultatit të tyre dhe pranimit të tij nga pushteti aktual.

“Pa presion të madh ndaj Beogradit, unë nuk shoh që gjërat do të lëvizin”, tha eksperti nga Brukseli.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.