Tesla po përballet me skepticizëm në Evropë lidhur me miratimin e sistemit të saj “Full Self-Driving” (FSD), pavarësisht optimizmit të CEO-s Elon Musk.
Autoriteti holandez RDW e ka aprovuar tashmë versionin “FSD (Supervised)” dhe ka kërkuar dritën jeshile në nivel të Bashkimit Evropian.
Megjithatë, rregullatorë nga disa vende nordike kanë ngritur shqetësime për sigurinë, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, funksionimin në rrugë me akull dhe rrezikun e keqinterpretimit nga shoferët.
Ata gjithashtu kanë vënë në pikëpyetje emërtimin “Full Self-Driving”, duke paralajmëruar se mund të krijojë pritshmëri të gabuara për autonominë e sistemit.
Tesla, nga ana tjetër, e konsideron miratimin në BE thelbësor për rritjen e shitjeve dhe përballjen me konkurrencën në rritje.
Vendimi përfundimtar pritet të shtyhet për muajt në vijim, pasi procesi kërkon mbështetje të gjerë nga shtetet anëtare. /Telegrafi/