Nicole Scherzinger tërhoqi vëmendjen me një paraqitje në nuancat e së kuqes, teksa pozoi prapa skenave gjatë turneut të Pussycat Dolls në Newcastle.
Këngëtarja zgjodhi një kombinim korseti në të kuqe dhe nuanca nude, duke vënë në pah stilin e saj të guximshëm dhe joshës.
Pamjen e kompletoi me vathë të mëdhenj me shkëlqim, ndërsa flokët e errët i mbante në kaçurrela voluminoze, për një rezultat glamuroz që përshtatet me estetikën skenike të grupit, shkruan DailyMail.
Paraqitja vjen pasi Scherzinger pësoi djegie nga uji i valë në këmbë, pak para një koncerti në Düsseldorf më 26 shtator.
Pavarësisht dëmtimit, ajo ka vazhduar turneun evropian së bashku me Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt, duke mos hequr dorë nga performancat.
Pussycat Dolls njoftuan rikthimin në mars, së bashku me këngën e re Club Song, pas gjashtë vitesh pa publikuar muzikë të re. /Telegrafi/