KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Specialja: Të paktën 303 persona u keqtrajtuan nga anëtarë të UÇK-së

Specialja: Të paktën 303 persona u keqtrajtuan nga anëtarë të UÇK-së

Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale ka konstatuar se disa anëtarë të UÇK-së u shkaktuan qëllimisht dëmtime dhe vuajtje të rënda fizike e psikologjike të paktën 303 personave, me qëllim marrjen e deklaratave pranuese, ndëshkimin apo frikësimin e tyre për motive etnike ose politike.

Sipas konstatimeve të Trupit Gjykues, keqtrajtimi i viktimave ka ndodhur gjatë periudhës prill 1998 – qershor 1999, në 14 komuna të Kosovës, si dhe në disa lokacione në dy rrethe të Shqipërisë së Veriut.

Gjykata ka konstatuar gjithashtu se anëtarë të UÇK-së, përmes veprimeve ose mosveprimeve të qëllimshme, u shkaktuan vuajtje të rënda mendore ose fizike të paktën 348 personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime dhe të cilët ishin arrestuar dhe ndaluar në mënyrë arbitrare.

Konstatimet janë pjesë e gjetjeve të Trupit Gjykues lidhur me keqtrajtimin e personave të ndaluar gjatë luftës në Kosovë.

Edili Project mbështet këtë mbulim special nga Haga. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.