KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Specialja: Nuk pati krime kundër njerëzimit nga krerët e UÇK-së

Specialja: Nuk pati krime kundër njerëzimit nga krerët e UÇK-së

Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk është provuar ekzistenca e një sulmi të përhapur ose sistematik ndaj popullatës civile, si kusht për të vërtetuar krimet kundër njerëzimit ndaj katër udhëheqësve të UÇK-së.

“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile, si kusht për krim kundër njerëzimit, Trupi Gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer një sulm i tillë i përhapur kundër popullatës civile”, ka deklaruar kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith.

Tutje Smith u shpreh se ndonëse ekzistonte një politikë ose plan për personat që konsideroheshin kundërshtarë, viktimat u zgjodhën vetëm duke u bazuar në faktorin individual dhe jo bazuar në përkatësinë e tyre në një popullatë civile të shenjës truar.

“Trupi gjykues nuk është i bindur se personat e shenjestruar nga anëtarët e UÇK-së në këtë çështje gjyqësore mund të konsiderohen si popullatë civile”, shtoi gjykatësi.

Si rrjedhojë e kësaj akuza për krime kundër njerëzimit ka rënë për secilin prej katërshes së UÇK-së.

Edili Project mbështet këtë mbulim special nga Haga. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.