KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Snopçe: Balancuesi nuk kishte mekanizma për t’i ndalur keqpërdorimet, as ligji për përfaqësim të drejtë nuk do ta bëjë

Snopçe: Balancuesi nuk kishte mekanizma për t’i ndalur keqpërdorimet, as ligji për përfaqësim të drejtë nuk do ta bëjë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe tha se balancuesi nuk kishte mekanizma për t’i ndalur keqpërdorimet që shqiptarët mos të deklaroheshin si maqedonas dhe anasjelltas, e sipas tij, as ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk do ta ndalojë këtë.

Snopçe shtoi se edhe Komisioni i Venecias ka thënë se ky ligj nuk i shmang keqpërdorimet dhe nuk i eliminon problemet e balancuesit, që siç tha, ka një sër rekomandimesh që nuk janë zbatuar.

“Shumë referoheni te Komisioni i Venecias, ja çka janë rekomandimet e tij që nuk janë zbatuar. Të sigurohen mekanizma real për zbatimin e ligjit, pra e thotë Komisioni i Venecias, pastaj të ruhet balanca mes meritokracisë dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, të shmangen deklarimet në lidhje me deklarimin e përkatësisë etnike. Komisioni i Venecias thotë se ky ligj nuk i shmang keqpërdorimet”, tha Snopçe.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.