KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shtohen mushkonjat në Shkup, më 13 korrik do të nis dezinsektimi kundër insekteve

Shtohen mushkonjat në Shkup, më 13 korrik do të nis dezinsektimi kundër insekteve

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë sjellë shtim të numrit të insekteve në Shkup. Zonat përreth lumit Vardar, qytetarët thonë se janë pikat më problematike për lëvizje. Gjë që ka ngritur nevojën për ndërmarrjen e masave parandaluese nga autoritetet lokale.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se veç më është kryer një ndërhyrje muajin e kaluar por për shkak të paraqitjes së nevojës, aksioni i radhës është planifikuar javën e ardhshme.

Ndërkohë, u bëjnë thirrje bletarëve të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë realizimit të dezinsektimit.

“Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se më 13.korrik.2026, do të fillojë realizimi i dezinfektimit tokësor dhe dezinsektimit kundër mushkonjave në territorin e qytetit të Shkupit. Dezinsektimi tokësor kundër mushkonjave do të kryhet nga dita e hënë deri ditën e enjte, në periudhën nga ora 22:00 deri në ora 03:00 të mëngjesit. Njoftohen bletarët që të marrin me kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.”thanë nga Qyteti i Shkupit.

Sipas njoftimit, dezinsektimi do të zhvillohet në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës, kur aktiviteti i mushkonjave është më i lartë dhe ndikimi te qytetarët është më i vogël. Në rast se kushtet atmosferike nuk e lejojnë zhvillimin e aksionit, nga Qyteti i Shkupit thonë se aksioni do të shtyhet për ditën e parë me mot të përshtatshëm.

Nga Qyteti i Shkupit theksojnë se bëhet fjalë për një masë parandaluese, e cila synon uljen e numrit të mushkonjave dhe mbrojtjen e shëndetit publik. /Alsat.mk

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.