KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shqiptarët protestojnë në Times Square pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Shqiptarët protestojnë në Times Square pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim, shqiptarët në diasporë kanë organizuar protestë në mbështetje të tyre.

Mbrëmë, në Times Square të Nju Jorkut, shqiptarë nga diaspora u mblodhën në një protestë, përmes së cilës shprehën mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së.

Pamje nga protesta ka publikuar në rrjetet sociale prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari.

Në reagimin e tij, Hajdari ka thënë se diaspora shqiptare u mblodh “si një trup i vetëm” për të qëndruar pranë ish-krerëve të UÇK-së, të cilët, sipas tij dhe protestuesve, janë dënuar padrejtësisht.

“Në Manhattan, në Times Square!

TË GJITHË BASHKË, PËR NJË QËLLIM — LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!

Mbrëmë, diaspora shqiptare u mblodh si një trup i vetëm, me një zë dhe me një qëllim: të qëndrojmë pranë vëllezërve tanë, ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ne besojmë se janë dënuar padrejtësisht”, ka shkruar Hajdari.

Ai ka theksuar se shqiptarët, pavarësisht trevave nga të cilat vijnë, i bashkon Kosova, historia dhe respekti për ata që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë e saj.

“Pavarësisht se nga cila trevë shqiptare vijmë, sot na bashkon Kosova, na bashkon historia jonë dhe respekti për ata që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë e saj”, ka deklaruar ai.

Hajdari ka përcjellë edhe mesazhin se diaspora shqiptare nuk i harron ish-krerët e UÇK-së dhe sakrificën e popullit të Kosovës.

“Nga Amerika e kudo në diasporë, mesazhi ynë është i qartë: nuk i harrojmë çlirimtarët tanë dhe nuk harrojmë sakrificën e popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Në fund të reagimit, prefekti i Tiranës ka bërë thirrje për bashkim rreth mesazheve për liri, drejtësi dhe dinjitet.

“LIRI, DREJTËSI, DINJITET!

Së bashku për vëllezërit tanë. Së bashku për çlirimtarët”, ka përfunduar Hajdari.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.