KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sami Lushtaku: Serbia më dënoi me 20 vjet burg në mungesë, disa shqiptarë sot po flasin si ajo

Sami Lushtaku: Serbia më dënoi me 20 vjet burg në mungesë, disa shqiptarë sot po flasin si ajo

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar përmes një postimi, duke kujtuar dënimin me 20 vjet burg në mungesë që ia kishte shqiptuar Serbia më 11 korrik 1997, nën akuza për terrorizëm.

Lushtaku ka thënë se Serbia nuk arriti ta gjunjëzonte asnjëherë, ndërsa ka shprehur pakënaqësi ndaj disa shqiptarëve, për të cilët pretendon se sot po përdorin të njëjtën gjuhë që dikur përdorte Serbia, rporton lajmi.net

“Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!”, ka shkruar Lushtaku në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Më 11 korrik 1997, Serbia më dënoi me 20 vjet burg në mungesë, me akuza për terrorizëm. Serbia nuk arriti të më gjunjëzojë asnjëherë.
Sot, fatkeqësisht, disa shqiptarë po flasin me të njëjtën gjuhë që dikur fliste Serbia.
Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!/Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.