Nganjëherë e di çka të hahet para se të hysh në market. Herë të tjera, vendos vetëm kur i sheh të gjitha shijet përpara. Me VIPA Chips, edhe nëse e ke të preferuarën tënde, ka gjithmonë arsye për të provuar diçka tjetër.
Sot mund të jesh për Classic, nesër për pak më shumë intensitet me Chilli Pepper. Ose të zgjedhësh Sweet Pepper dhe Sour Cream & Onion, sepse jo çdo ditë të hahet e njëjta gjë.
Për ata që kanë dëshirë t’i ndërrojnë shijet, përzgjedhja vazhdon edhe me Grill, Cheese, Pizza dhe Ketchup.
Kështu, zgjedhja e radhës mund të jetë ose që e merr prej kohësh ose pikërisht ajo që ende s’e ke provuar.
Edhe mes shoqërisë, secili e ka përgjigjen e vet. Dikush kërkon gjithmonë pikanten, dikush nuk heq dorë nga Classic, ndërsa dikush tjetër provon nga të gjitha para se të vendosë. Me kaq shumë opsione, ka vend për preferencat e secilit.
Shijen e preferuar e ke. Po sot, për cilën je?

