Drejtoria e Shëndetësisë në Mitrovicë ka njoftuar se të premten, më 16 tetor, gratë do të kenë mundësi të përfitojnë falas nga shërbimi i mamografisë mobile.
Sipas njoftimit, ky shërbim do të ofrohet nga ora 10:00 në Sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Drejtoria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjitha grave të interesuara që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të kryer kontrollet me kohë dhe për t’u kujdesur për shëndetin e tyre.
Nisma synon të lehtësojë qasjen në kontrollet shëndetësore dhe të nxisë kujdesin e hershëm për shëndetin e gjirit. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

