KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rrethojat vendosen para Qeverisë, policia shton masat e sigurisë para vendimit në Hagë

Rrethojat vendosen para Qeverisë, policia shton masat e sigurisë para vendimit në Hagë

Më pak se një orë para nisjes së seancës gjyqësore në Hagë, ku pritet të shpallet vendimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshet e Prishtinës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi pritet të mësojnë vendimin e trupit gjykues, pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur më shumë se pesë vjet.

Foto: Ridvan Slivova

Në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, organet e sigurisë kanë ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e tubimeve të qytetarëve.

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Policia e Kosovës është pozicionuar pranë objektit të Qeverisë, ndërsa para tij janë vendosur edhe rrethoja metalike.

Foto: Ridvan Slivova

Fotografi i Telegrafit, Ridvan Slivova, sjell pamje nga sheshi “Skënderbeu”, ku vërehet prania e policisë dhe masat e ndërmarra para nisjes së seancës në Hagë.

Në pritje të vendimit, qytetarë të shumtë janë mbledhur në kryeqytet, ndërsa zhvillimet nga Haga pritet të përcillen me interes të madh në të gjithë Kosovën.

Edili mbështet këtë mbulim special nga Haga. /Telegrafi/


Foto: Ridvan Slivova


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.