KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Rita Ora publikon datat e turneut të saj veror

Rita Ora publikon datat e turneut të saj veror

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar datat e turneut të saj veror për vitin 2026, duke rikthyer entuziazmin tek fansat anembanë botës.

Këngëtarja pritet të performojë në disa vende të Evropës, si me koncerte të sajat ashtu edhe në festivale të njohura muzikore.

Krijuesja e hitit Anywhere ka bërë të ditur se biletat tashmë janë në shitje, ndërsa fansat mund t’i sigurojnë ato përmes faqes zyrtare RitaOra.com.

Turneu i verës 2026 përfshin paraqitje në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Itali, Spanjë, Zvicër, Austri, Finlandë, Hungari, Rumani, Maqedoni të Veriut dhe Poloni.

E njohur për energjinë në skenë, stilin unik dhe sukseset ndërkombëtare, Rita vazhdon të mbetet një nga artistet shqiptare më të suksesshme në industrinë globale të muzikës, duke mbledhur miliona dëgjues dhe fansa në mbarë botën.

Më poshtë gjeni listën e plotë të eventeve dhe datave ku Rita Ora do të performojë gjatë verës së vitit 2026:

20 qershor – Mbretëri e Bashkuar – Festivali Isle of Wight

03 korrik – Gjermani – Sommerfest der Autostadt

05 korrik – Itali – Festivali Pulse of Gaia

11 korrik – Spanjë – Festivali O Gozo

17 korrik – Zvicër – Moon + Stars

23 korrik – Austri – Donauinsel Open Air

25 korrik – Finlandë – Qstock

29 korrik – Hungari – Budapest Park

30 korrik – Rumani – Arenele Romane

01 gusht – Maqedoni e Veriut – Festivali Veror i Ohrit

14 gusht – Poloni – Festivali Bittersweet

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.