Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Këtë vit pritet një “pastrim i madh” – nga tregu do të zhduken rreth 50 marka automobilash!

    January 3, 2026

    Gjenerali amerikan tregon se si u zhvillua operacioni sekret për kapjen e Maduros

    January 3, 2026

    Lagie me birrë, shtyrje dhe një pështymë – si eskaluan përplasjet e Kristit me Keijsin dhe Senon

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Këtë vit pritet një “pastrim i madh” – nga tregu do të zhduken rreth 50 marka automobilash!
    • Gjenerali amerikan tregon se si u zhvillua operacioni sekret për kapjen e Maduros
    • Lagie me birrë, shtyrje dhe një pështymë – si eskaluan përplasjet e Kristit me Keijsin dhe Senon
    • Barcelona rivalizon Bayern Munichun për talentin që po shkëlqen në Serie A
    • Alba përsëri në spital, produksioni jep njoftim zyrtar
    • Njohje po, anëtarësime jo – kritika për politikën e jashtme të Kosovës në vitin 2025
    • Lepurushja e zgjuar troket në derën e dhomës kur dëshiron të socializohet
    • Kush mund ta drejtojë Venezuelën pas SHBA-së?
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 3
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » ​Rekord ankesash ndaj policisë, rreth 2500 raste brenda një viti

    ​Rekord ankesash ndaj policisë, rreth 2500 raste brenda një viti

    korrektpressBy korrektpressJanuary 3, 2026 Inspektorati policor i kosovës 6 Mins Read
    ​Rekord ankesash ndaj policisë, rreth 2500 raste brenda një viti
    ​Rekord ankesash ndaj policisë, rreth 2500 raste brenda një viti
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjatë vitit të kaluar ka pasur rekord të numrit të ankesave ndaj zyrtarëve policor. Në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), qytetarët kanë dorëzuar rreth 2500 ankesa, nga të cilat rreth 700 janë trajtuar si raste për hetim penal.

    Ndërkohë, gjatë vitit 2025, numri i ankesave ka shënuar rritje mbi 22 për qind, derisa për 120 zyrtarë policorë janë rekomanduar masa të suspendimit.

    Kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj, në një intervistë për KosovaPress, bën të ditur se për rreth 200 raste janë drejtuar në prokuroritë kompetente, qoftë përmes kallëzimeve penale apo raporteve informuese.

    Sipas tij, numri i ankesave ndaj Policisë së Kosovës ka shënuar rritje nga viti në vit.

    “Vitin që shkoi ka qenë një vit jashtëzakonisht i ngarkuar për Inspektoratin Policor të Kosovës. Kemi pranuar një numër jashtëzakonisht të madh të ankesave të qytetarëve ndaj punës së policisë dhe të gjitha ato ankesa janë trajtuar me profesionalizëm nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës. Kemi pasur një ngritje të numrit të ankesave nga viti në vit, këto dy-tre vitet e fundit dhe këtë vit kemi arritur të pranojmë dhe të trajtojmë rreth 2500 ankesa, që është numri rekord që nga themelimi i Inspektoratit Policor të Kosovës… Në vitin që shkoi, kemi pasur 20% rritje në raport me vitin paraprak. Domethënë në vitin 2024 kemi pasur 20% më shumë ankesa sesa në vitin 2023 dhe vitin që shkoi kemi pasur mbi 22% më shumë sesa vitin 2024. Që i bie nëse i marrim dy vite bashkë, është rreth 40% rritje gjatë këtyre dy, dy viteve të fundit”, deklaron ai.

    Sipas Hodajt, ky numër i madh i ankesave reflekton rritjen e vetëdijesimit dhe besimit të qytetarëve ndaj IPK-së. Si rezultat i hetimeve, janë rekomanduar edhe masa suspendimi për një numër të konsiderueshëm të zyrtarëve policorë.

    “Në këtë numrin rreth 2500 që është totali, diku rreth 700 janë ndarë për hetim penal në departamentin e hetimeve në kuadër të Inspektoratit Policor. Dhe pastaj edhe aty pas hetimeve preliminare dhe pas konsultave me prokurorë, disa prej tyre prapë pas hetimeve preliminare prapë janë kthyer për hetim administrativ dhe një pjesë është mbetur që të vazhdojnë procedurat hetimore në aspekt penal.

    Kemi drejtuar në prokuroritë përgjegjëse, prokuroritë themelore dhe në Prokurorinë Speciale rreth 200 raste ndaj zyrtarëve policorë, në të cilat ne mendojmë se ka pasur elemente, qoftë me kallëzim penal, qoftë me raport informuese për prokuroritë. Si rezultat i këtyre hetimeve penale, ne kemi rekomanduar suspendimin për interes të hetimit të rreth 120 zyrtarëve policorë gjatë vitit që shkoi dhe që është një numër gjithashtu më i lartë sesa në vitin paraprak. Dhe janë një numër i konsiderueshëm edhe i masave të tjera, transfereve në vendet e punës dhe raporte të veçanta që dërgohen në prokuroritë kompetente”, shton ai në intervistën për KosovaPress.

    Ankesat më të shpeshta të qytetarëve, sipas Hodajt, lidhen me gjobat në trafik dhe keqtrajtimin gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

    “Një pjesë e madhe [e ankesave] është për shkak të ankesave që lidhen me kundërvajtjet, me gjobat në trafik, e që këto nuk përbëjnë elemente penale që ne t’i trajtojmë. Është kjo pjesa e numrit të madh të ankesave që i kthejmë në polici. Pastaj janë ankesat që lidhen me keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, me incidente ku zyrtarët dhe qytetarët, domethënë, arrijnë në përleshje apo në shkaktim të lëndimeve të qytetarëve, tejkalimi i autorizimeve policore. Janë raste që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, që lidhen edhe me ryshfetin, por jo vetëm marrjen e ryshfetit si vepër e veçantë, por në përgjithësi tejkalimin e autorizimeve në favor apo në dëm të një pale tjetër. Ka pastaj ankesa për neglizhencë, ka ankesa të qytetarëve që raportimet e tyre në stacionet policore nuk e kanë marrë trajtimin e duhur nga njësitë përkatëse”, shprehet ai.

    Hodaj shton se IPK-ja ka iniciuar hetime edhe mbi bazën e raportimeve mediale, përveç ankesave të drejtpërdrejta nga qytetarët. Me rritjen e numrit të ankesave, sipas tij, është rritur proporcionalisht edhe numri i zyrtarëve policorë të proceduar penalisht.

    “Proporcionalisht rritet edhe numri i zyrtarëve që ne i procedojmë penalisht, po edhe numri i rekomandimeve që kemi dhënë për suspendim për shkak të hetimit, për shkak se ne rekomandojmë suspendime vetëm gjatë fazës së hetimit. Masa disiplinore finale jepet pastaj në proces disiplinor pas marrjes së epilogut të rastit, qoftë në procedurë penale, qoftë në komision disiplinor. Por, rekomandimet që bëhen nga inspektorati për interes të hetimit, me qëllimin që mos me penguar procesin hetimor dhe nëse qëndrimi, konsiderohet se qëndrimi i zyrtarit në atë pozitë e ulë besimin e publikut tek policia, atëherë ne rekomandojmë suspendimin dhe ky numër është rritur edhe gjatë vitit që shkoi, është rritur edhe numri i suspendimeve”, thotë ai.

    Duke folur për ankesat nga komunat veriore, Hodaj thotë se ato nuk dallojnë ndjeshëm nga pjesët e tjera të Kosovës.

    “Proporcionalisht me numrin e ankesave që janë bërë nga pjesë në pjesë të tjera të Kosovës, nuk është që ka ndonjë dallim. Për më tepër, ndoshta ka më pak ankesa [në veri] sesa në rajone të tjera. Janë numra diku te sillen te rreth 60-70 ankesa që janë bërë në pjesën veriore. Të gjitha këto janë trajtuar. Ndoshta numri më i madh i rasteve që kemi iniciuar ex-officio pikërisht është në pjesën veriore, për shkak të publikimeve që mund të ketë incidente të tilla atje. Të gjitha ato publikime dhe pretendime janë trajtuar dhe trajtohen me shpejtësi nga ana e Inspektoratit Policor. Në rastet kur ka pasur dëshmi dhe ku kemi arritur të dokumentojmë shkeljen, sigurisht janë marrë masa dhe atje, por një pjesë e konsiderueshme nuk kanë arritur të dokumentohen pretendimet e qoftë të qytetarëve, qoftë të disa organizatave joqeveritare të cilat janë më aktive në atë pjesë të Kosovës. Mirëpo nuk ka diçka të jashtëzakonshme. Domethënë është numër në kuadër të mesatares së përgjithshme apo edhe nën mesataren e përgjithshme të ankesave”, përfundon ai.

    Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj bën të ditur se institucioni që ai drejton synon digjitalizimin e sistemit të menaxhimit të rasteve, gjë që, sipas tij, do ta lehtësonte ndjeshëm punën.

    Po ashtu, IPK-ja është në proces të përfundimit të rregullativës dhe akteve nënligjore që do të mundësojnë rritjen e numrit të inspektorëve.

    TË TJERA

    Dhunë në familje edhe në fillim vit – babë e bir të dehur sulmojnë njëri tjetrin, burri gruan, vëllai-vëllain

    Në një autolarje dëmtoi aparatin elektrike dhe vodhi rreth 3 mijë euro, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

    Vdes një foshnje në Mitrovicë, trupi i pajetë dërgohet për obduksion

    Vetëdorëzohet i dyshuari për “vrasje të rëndë në tentativë” në Pejë

    Plagosja me armë zjarri në Pejë, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

    Qytetari nga Ferizaj gjen një kuletë me para dhe e dorëzon në polici

    Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut

    LEXO GJITHASHTU

    Këtë vit pritet një “pastrim i madh” – nga tregu do të zhduken rreth 50 marka automobilash!

    January 3, 2026

    Gjenerali amerikan tregon se si u zhvillua operacioni sekret për kapjen e Maduros

    January 3, 2026

    Lagie me birrë, shtyrje dhe një pështymë – si eskaluan përplasjet e Kristit me Keijsin dhe Senon

    January 3, 2026

    Barcelona rivalizon Bayern Munichun për talentin që po shkëlqen në Serie A

    January 3, 2026
    TË TJERA

    Alba përsëri në spital, produksioni jep njoftim zyrtar

    January 3, 2026

    Njohje po, anëtarësime jo – kritika për politikën e jashtme të Kosovës në vitin 2025

    January 3, 2026

    Lepurushja e zgjuar troket në derën e dhomës kur dëshiron të socializohet

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.