Real Madridi pritet të arrijë një rekord të ri financiar gjatë sezonit 2026/27, me të ardhura që mund të tejkalojnë shifrën prej 1.4 miliardë eurosh.
Sipas parashikimeve të publikuara nga Diario AS, klubi madrilen pret të gjenerojë rreth 420 milionë euro nga stadiumi Santiago Bernabéu, përmes biletave, zonave VIP, muzeut dhe organizimit të eventeve.
Ndërkohë, 154.8 milionë euro pritet të vijnë nga shitja e lojtarëve, përfshirë edhe futbollistët e dalë nga akademia.
Pavarësisht të ardhurave rekord, fitimi neto i parashikuar i klubit është vetëm 14.2 milionë euro.
Nëse këto projeksione realizohen, Real Madridi do të vendosë një tjetër standard financiar në futbollin botëror.
/GazetaBlic Sport/
Burimi: gazetablic.com ↗

