KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Bernabeu, sponsorët dhe akademia, Real Madridi projekton fitime gjigante

Bernabeu, sponsorët dhe akademia, Real Madridi projekton fitime gjigante

Florentino Perez po vazhdon ta forcojë fuqinë ekonomike të Real Madridit.

Klubi mbretëror synon të arkëtojë rreth 1.4 miliardë euro gjatë këtij sezoni, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 1.221 miliardë eurosh.

Santiago Bernabeu është një nga shtyllat kryesore të këtij projekti.

Madrilenët presin që të ardhurat komerciale të lidhura me stadiumin të arrijnë në 420.1 milionë euro, ndërsa nga janari priten mundësi të reja për organizimin e aktiviteteve dhe ngjarjeve të ndryshme.

Rritje prej 22 për qind parashikohet edhe në të ardhurat nga sponsorët, falë bashkëpunimeve me kompani të mëdha ndërkombëtare.

Ndërkohë, akademia e klubit po dëshmon vlerën e saj edhe financiarisht.

Shitjet e lojtarëve të rinj pritet t'i sigurojnë Real Madridit rreth 154.8 milionë euro.

Në fund të vitit financiar, klubi synon gjithashtu të regjistrojë 14.2 milionë euro fitim neto. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.