Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka kritikuar ashpër pasardhësin e tij, Gianni Infantino, duke e cilësuar atë si “diktator”.
Në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel, 90-vjeçari deklaroi se Infantino ka humbur kontaktin me realitetin dhe se FIFA po vuan nën drejtimin e tij.
“Është një diktator. Njerëzit në FIFA më thonë se askush nuk ka të drejtë të hipë në ashensor me të”, u shpreh Blatter.
Ai kritikoi gjithashtu vendimin për t’i dhënë Donald Trumpit Çmimin e Paqes të FIFA-s, si dhe planet e Infantinos lidhur me shitjen e një pjese të të drejtave të Kupës së Botës.
Deklaratat e Blatterit rikthejnë në vëmendje tensionet mes dy drejtuesve që kanë drejtuar institucionin më të madh të futbollit botëror.
/GazetaBlic Sport/

