KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ra nga kulmi i një shtëpie, Inspektorati sqaron rastin e vdekjes në Prizren: Viktima nuk ishte punëtor

Ra nga kulmi i një shtëpie, Inspektorati sqaron rastin e vdekjes në Prizren: Viktima nuk ishte punëtor

Inspektorati Qëndror i Punës ka sqaruar rrethanat se personit i cili ka ndërruar jetë pasi ra nga lartësia e një shtëpie në Prizren.

Sipas njoftimit thuhet se nga të dhënat fillestare rezulton se viktima nuk ka qenë punëtor.

“Sqarim lidhur me rastin e ndodhur në Prizren. Mbrëmë, rreth orës 19:00, pas njoftimit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës. Nga të dhënat fillestare rezulton se viktima nuk ka qenë punëtor”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim aksidenti ka ndodhur në një shtëpi private, ku po kryheshin punime për renovimin e kulmit “ndërsa viktima nuk ishte i angazhuar në procesin e punës, por ishte vëllai i pronarit të shtëpisë”.

Po ashtu në njoftim thuhet se IQP ka konstatuar se nuk ka ekzistuar marrëdhënie kontraktuale investitor–punëkryes, si dhe nuk ka pasur marrëdhënie pune, sipas përcaktimeve ligjore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.