KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protestuesit përplasen me policinë pranë Parkut Rinia, re të dendura tymi të gazit lotsjellës mbulojnë zonën

Protestuesit përplasen me policinë pranë Parkut Rinia, re të dendura tymi të gazit lotsjellës mbulojnë zonën

Rreth orës 15:30, një përplasje e madhe është shënuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit e vendosur pranë Parkut Rinia kanë nisur të qëllojnë me gurë drejt autobotëve me ujë dhe efektivëve të policisë.

Në kundërpërgjigje, policia ka përdorur një sasi të madhe gazi lotsjellës.

Bulevardi është mbuluar nga retë e tymit, ndërsa protestuesit janë shpërndarë nëpër Parkun Rinia, raportojnë mediat në Tiranë.

Po ashtu një i ri ka arritur të shkojë pranë autobotit dhe është kapur në të, duke mos hequr dorë edhe pas hedhjes së ujit dhe gazit lotsjellës.

FNSH ka ndërhyrë duke e larguar me dhunë, me të riun, që më pas nuk u ndje mirë, ndikuar edhe nga sasia e madhe e gazit lotsjellës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.